Korrupsion në Pikën Kufitare të Morinës, SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq 34 persona mes tyre 32 policë (EMRAT)

0
66

rokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve të kryera në Pikën Kufitare Morinë, Kukës, ka konstatuar veprime të kundraligjshme dhe raste të shumta korruptive nga punonjësit e policisë, të cilët detyronin shtetasit shqiptarë dhe të huaj të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Në njoftim bëhet me dije se gjatë këtij hetimi janë dokumentuar 312 raste korruptive dhe janë proceduar penalisht 34 persona, nga të cilët 32 janë punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme, duke përfshirë Drejtorin e Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, Fran Kacorri.

Këta shtetas përveçse kërkonin shuma të ndryshma parash për kalimin e qytetarëve drejt Kosovës dhe anasjelltar favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Zjarr Tv Ad