“Kot harxhoni milionat për lobime”- Edi Paloka reagon pas shpalljes non grata të Berishës nga Mbretëria e Bashkuar: Edhe kur ta sanksionojë Zelanda e Re…

0
1795

Kreu i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Paloka shprehet se nëse dikush mendon se shqiptarët që mbështetën Berishës pas shpalljen non grata nga DASH do të impresionohen kur këtë ta bëjë Zalanda e Re, atëherë sipas tij e kanë gabim.

“Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” ne kete vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh ne opozite dhe kete ju a thoni duke mbajtur ne krah Ramen , kot i harxhoni milionat per lobime.

Ky do jete qendrimi edhe kur te njejtin vendim ta shpalle Zelanda e Re…E ne se dikush mendon se shqiptaret qe reaguan me qendrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur kete ta bej Zelanda e Re, thjeshte jetojne ne realitet tjetër”, shkruan Paloka

Zjarr Tv Ad