KQZ iu jep mandatin, tre deputetë të rinj në parlament

0
21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dorëzuar mandatin e deputetit  tre  kandidatëve të tjerë, dy nga rradhët e  Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga PD.

Dy deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë  i cili ka marrë mandatin e deputetit është Edmond Stojku.

Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë  janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.

Zjarr Tv Ad