“Kreu i IMT, më tha do të marrësh lesht’ ”/ Nëna Liza në Komisionin e Ligjeve: Veliaj të vij në sheshin e burrave

0
39

Në Komisionin e Ligjeve, është mbajtur një dëgjesë lidhur me prishjen e banesave në zonën e “5 majit”. Një nga banoret, nënë Liza, ka treguar detajet e reagimit brutal të policisë.

Ajo thotë se nuk e kanë lejuar të marrë as ilaçet, ndërsa shton se kreu i IMT-së, i është kthyer me një fjalor banal duke i thënë “do të marrësh lesht’”.

Letra e nëna Lizës:

“Jam 78 vjeç truallin e kam blerë në vitin 95’ dhe kemi ndërtuar dhe kemi paguar gjitha taksat , jemi në proces legalizimi që në 2006.

Ka 16 vite që na latë rrugëve, më datën 13 na dhanë urdhër që të lironim shtëpitë, një ditë më pas ne dërguam shkresë për anulimin e urdhrit, i jam drejtuar shkresë drejtorit të policisë, Gledis Nanos i kemi kërkuar pezullimin e prishjes.

Më 19 janar në 5 mëngjesit më ka nxjerrë policia me dhunë dhe më është tërheq zvarrë, më keni nxjerrë jashtë, rrobat ilaçet dhe gjitha, Mariglen Qato më tha “ke për të marrë lesht’”, pse u bë gjithë ajo luftë? Përse u prish gjysma e shtëpisë? Unë aty po jetoj dhe do të jetoj deri sa të marr shtëpi të re. A pranoni ju një kontratë të tillë?”, tha ndër të tjera e moshuara.

Zjarr Tv Ad