Në një intervistë për Ora News, Ndoka tha se Basha tashmë është me keq se një kufomë politike.
Nard Ndoka: “Basha dështoi me turp edhe me dorëheqjen e tij. Ai tashmë është një personazh i kapitulluar në aspektin politik, në aspektin njerëzor, në aspektin qytetar.
Është më keq se një kufomë politike për hir të realitetit. Duke qenë i tillë dhe dorëheqja e palavdishme ia hoqi atë % e mirësisë që njerëzit mund të thoshin “Se edhe ky e mori një vendim”. Basha tashmë duket si një vegël në duart e Ramës që përpiqet që edhe nëpërmjet këtyre personazheve që i kanë mbetur te selia të mbajnë një frymë përçarëse brenda PD.
Ndoka thotë se Basha në vend që të ngrihet politikisht, vazhdon me metodat e pista të tij.
Nard Ndoka: Në vend që Basha ta kuptojë gabimin e vet, të kuptojë fundin e tij politik dhe të mendojë se si ai të qëndrojë dhe të ngrihet në politikë, ai vazhdon me këto metodat e pista, me këto lojërat e vogla.




