Kryebashkiaku Erion Veliaj inspekton punimet në shkollën Bashkim Fino. 40 shkollat e reja të Tiranës, histori suksesi

0
85

Shkolla 9-vjeçare “Bashkim Fino”, që po ndërtohet pranë Qytetit Studenti, do të zgjidhë përfundimisht problemin e mësimit me dy turne në Njësinë 2. Kjo shkollë është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar ose po i shtohen Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës dhe shtoi se godinat e reja do të bëhen gati në verë, për t’u hapur në shtator. Kryebashkiaku tha se rindërtimi apo ndërtimi nga e para i shkollave të reja, është një histori suksesi në Tiranë.

“Në Tiranë ka ende shumë gjëra për t’u bërë mirë, por me ndërtimin e shkollave jemi të treguar jashtëzakonisht të vëmendshëm. Është një histori suksesi! Sot kam vetëm mirënjohje për stafin që ka punuar sepse ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin, pandeminë, e me krizën që po ndodh, por fakti se kemi qenë të fokusuar dhe po i kapim në afat për këtë verë, them se në zgjedhjet e ardhshme vendore do të kemi prapë tema për të folur, por një gjë është e sigurtë, nuk do të flasim më për shkollat me dy turne. Kjo temë për të cilën kemi folur për 30 vjet, më në fund u zgjidh, dhe kjo paketë e 40 shkollave për Tiranën është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që mundohen të fusin politikën kudo. Shkolla Bashkim Fino do të ketë një kapacitet prej 1100 nxënësish, duke përfshirë dhe 200 fëmijë në kopësht, 6 laboratore, bibliotekë si dhe 2 palestra.

Zjarr Tv Ad