Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi para nisjes së seancës së Kuvendit, se kjo forcë politike do të votojë kundër zgjedhjes së Bajram Begajt, si President i Republikës së Shqipërisë.
Kryemadhi: I gjithë procesi duhet të ishte kushtetues, përfshirës,që të përfaqësonte të gjithë vullnetin e palëve politike. Jemi mësuar shumë kollaj që individët t’i bëjnë pis. Vota e LSI, është votë kundër. Nuk kam rezervë për as një person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama.




