Kryemadhi për 8-Marsin: Gratë kanë nevojë për lirinë shpirtërore dhe ekonomike, ato janë burimi i jetës

0
24

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka kujtuar sot 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 

Përmes një postimi në Facebook, deputetja thotë se gratë nuk kanë nevojë vetëm për një ditë të festojnë, ato kanë nevojë për lirinë e tyre shpirtërore dhe ekonomike

Ajo shkruan ndër të tjera se gruaja është burimi i jetës dhe dita e gruas është çdo ditë.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Sot në ditën ndërkombëtare të gruas, le të kujtojmë të gjitha gratë që kanë luftuar për të drejtat dhe emancipimin e vajzave dhe grave në shoqërinë shqiptare. Të gjitha nënat që kanë mbajtur familjen shqiptare të fortë edhe mes vështirësive të panumërta.

Këtë 8 Mars dëshiroj të falenderoj në veçanti mikeshat, koleget dhe bashkëpunëtoret e mija ndër vite, që jeta dhe fati më ka sjellë t’i njoh e admiroj për forcën e gruas dhe vlerat që kanë përfaqësuar.

Mbetem gjithë e bindur se gratë nuk kanë nevojë vetëm për një ditë të festojnë, ato kanë nevojë për lirinë e tyre shpirtërore dhe ekonomike.

Gruaja është burimi i jetës dhe dita e gruas është çdo ditë.

Zjarr Tv Ad