Kryesia e Shkodrës mblidhet për zgjedhjet e 6 marsit, zbulohet kandidatja që ka marrë pëlqimin e PS dhe Edi Ramës

0
74

Majlinda Angoni do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës. Ajo ka marrë pëlqimin e socialistëve atje dhe të kryeministrit Edi Rama, për ta garuar për një mandat 4 vjeçar në krye të bashkisë më të madhe të veriut.

Kryesia e PS atje do të mblidhet sot dhe zyrtarisht pritet të njoftohet kandidimi i Angonit. Majlinda Angoni mban aktualisht detyrën e prefektes së Qarkut të Shkodrës, prej shtatorit të vitit 2020. Më herët, sot është konfirmuar dhe emri i parë për zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako do të rikandidojë për një mandat 4 vjeçar në krye të Durrësit.

Pritet të mësohen dhe emrat e 4 kandidatëve të tjerë nga PS për bashkitë, por duket se socialistët janë në një linjë me kreun e tyre Edi Rama, i cili është i parimit se “gratë bëjnë më shumë punë se burrat”, shkruan newsbomb.al.

Zjarr Tv Ad