Kullë në vend të Pallatit të Kongreseve? Këshilltari opozitar zbulon projektin që do të miratohet sot në Këshillin Bashkiak

0
53

Opozita njoftoi se sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me shumicën e garantuar nga Partia Socialiste, pritet të miratohet projekti për “rijetezimin” e Pallatit të Kongreseve.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ngriti alarmin për këtë vendim, duke e krahasuar me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projektet për stadiumet historike të kryeqytetit.

Në vend të ruajtjes së trashëgimisë dhe krijimit të shërbimeve publike që i mungojnë qytetarëve, qeverisja lokale duket se ka zgjedhur edhe një herë rrugën e betonit dhe gradaçelave.

Postimi i Telitit:

“PALLATI I KONGRESEVE: HAPET SOT RRUGA PER “RIJETEZIMIN” BETONIZUES!
Pas Teatrit Kombëtar, Selman Stërmasit dhe Asllan Rusit, sot këshilltarët e PS-së do të ngrenë kartonat e tyre miratues për “rijetezimin” e Pallatit të Kongreseve!
E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? Një tjetër hapësirë publike, një tjetër pjesë e historisë sonë, do të kthehet në pre e betonit pa shpirt.
Mos gënjeni veten me fjalë boshe si “zhvillim” apo “modernizim”! Ky “rijetezim” është thjesht një alibi për të ndërtuar kulla e grataçiela, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të marrin frymë pluhur dhe të vajtojnë për shërbime publike që s’ekzistojnë! Ku janë kopshtet, shkollat, çerdhet, qendrat shëndetësore që duhet të shoqërojnë këtë “bum” ndërtimesh? Askund! Vetëm beton, beton dhe prapë beton!
Deri kur do të durojmë këtë masakër urbane në emër të “rijetezimit”?”, shkruan Teliti.

Zjarr Tv Ad