Ka nisur protesta e qytetarëve në Shkodër kundër rritjes së çmimeve në vend.
Dhjetra qytetarë janë mbledhur në pedonalen e Shkodrës, në fakt një numër pak më i ulët në krahasim me ditët e mëparshme.
Me pankarta nëpër duar, ata kërkojnë reagim nga ana e qeverisë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës.
“Motra e vëllezër, bashkohuni me ne në këtë protestë të mrekullueshme, kundër rritjes së çmimeve, kundër shpopullimit, kundër varfërisë, bashkohuni me ne” – thotë një prej qytetarëve.




