Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me mundësinë që presidenti i ardhshëm i vendit të dalë nga radhët e sistemit të drejtësisë, duke përmendur emrat e Ardian Dvoranit dhe Ina Ramës.
Berisha tha se të dy personat e përmendur do të duhet të ishin subjekt i ndjekjes penale.
Sali Berisha: Që të dy pa përjashtim, janë subjekt i ndjekjes penale, për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro, ka kontratën e apartamentit për 92 metra katrorë, në një kohë që apartamenti është 128 mijë metra katrorë.
Ardian Dvorani ka deklaruar se Albtelecom i ka paguar 17 mijë euro, dhe më pas ka dhënë 9 vendime në favor të kësaj kompanie private.
Ina Rama mori pjesë në mënyrë aktive në puçin që u bë në 21 Janar, pra ka kryer një veprimtari antikushtetuese, e cila nuk parashkruhet kurrë. Këto janë komentet e mia për këtë zonjë dhe për këtë zotëri.




