Katër të rinj kanë rënë në prangat e polciisë së Fierit pasi kundërshtuan punonjësit e rendit, teksa këta të fundit ishin duke kryer një kontroll në një lokal.
Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Julian Tafa, Enerik Metaj, Albano Metaj dhe Elsi Kapaj.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 4 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



