Gazetari Mentor Kikia është shprehur se ka mbetur i befasuar nga postimi i nënkryetares së PD-së, Grida Dumës, pasi kjo e fundit sulmoi ashpër kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai thotë se postimi i Dumës ishte si ta kishte shkruar vetë Sali Berisha, teksa shton se ato që shkruhen janë të vërteta, por nuk kanë asnjë vlerë në këtë moment. Sipas tij, deputetët që i dolën kundër Bashës ose janë ftilluar se në çfarë grope ka rënë PD, ose po përpiqen të shpëtojnë secili b… e tij, pasi po zbatojnë proverbin “kur rrëzohesh nga fiku, i pari që të kafshon është qeni jot”.
“Kur te sulet edhe Grida, ik Lulzim….
Nuk po u besoja syve me kete qe lexova. Ishte si ta kishte shkruar Berisha vete ose si ti kishin hakeruar faqen.
Ato qe Zonja Duma thote mund te jene te verteta, por thene pikerisht tani, nuk kane asnje vlere.
Kunder Zotit Basha jane leshuar te gjithe tani:
Ata qe e mbeshteten dhe, madje edhe ata qe e mbrojten edhe me trupat e tyre ne janar.
I jane sulur ata qe e siguruan se do fitonin perballe Rames dhe non grates, por dhe ata qe e keshilluan zyrtarisht dhe prapa skene, se cfare strategjie te ndiqte drejt fitores.
Tani, ose vertet te gjithe jane ftilluar se ne cfare grope ka rene PD nen drejtimin e Bashes dhe po perpiqen te dalin, kush te shpetoje b…. e vet, ose po zbatohet ai proverbi, se kur rrezohesh nga fiku, i pari qe te kafshon eshte qeni jot”, shkruan Kikia.




