Kush do të jetë rivali i Manastirliut për Bashkinë e Tiranës? Berisha flet për kandidatin opozitar: Kemi disa emra…

0
64

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje e pjesshme që pritet të zhvillohen së shpejti në bashkinë e Tiranës.

Nga selia blu, Berisha tha se PD-ja do të synojë të gjejë një kandidat nga koalicioni i gjerë opozitar që do të sfidojë Ogerta Manastirliun.

“Së pari, PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se do të kërkohet bashkëpunim me të gjitha partitë që ndihen opozitare, ndërsa theksoi se çështja e kandidaturës do të jetë pjesë e një debati të brendshëm mes aleatëve.

“Nuk themi që ose të jetë kandidatura jonë ose s’ka koalicion, por të gjithë janë të vetëdijshëm që zëri kryesor në koalicion do të jetë PD,” tha Berisha.

Ai shtoi se pas konsultimeve me aleatët, do të prezantohet edhe kandidati për bashkinë, duke theksuar se Partia Demokratike “nuk ka vetëm një, por disa kandidatë të shkëlqyer” dhe se nuk ka asnjë problem me gjetjen e emrit përfaqësues.

Ai u shpreh se PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me atë që e cilësoi si “Korbën e Korrupsionit”, duke e quajtur kandidaten socialiste si figurën më të zezë në historinë e qytetit.

“Tani ajo pyetja. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës. Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra.

Ka emra… nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emra këtu, por të siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Covid-it, përgjegjëse direkte me vjedhjet e tmerrshme të fondeve dhe politikave që ndoqi gjatë pandemisë së Covid-it, duke i çuar vdekjet e shqiptarëve në nivelet më të larta në botë. Pra, ka pa diskutim jo një, por disa kandidatura… …Erion Veliaj ka bërë letër kërkesë që të dëgjohet.
Këshilltarët tanë, të garantoj që do të votojnë që ai të dëgjohet.

Nuk ka diskutim. Ajo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet atij. Përkundrazi të jeni aty dhe ju do shihni se si do ia rendisin këshilltarët tanë të gjithë dosjen e zezë. Edhe ato që renditur Skapi, edhe ato qëka fshehur Skapi, të gjitha së bashku. Pra, kjo është. Por besoj se është gjëja më elementare që tjetrit, ndaj të cilit merret një masë, të dëgjohet. Mbrëmë ai ka fjetur me Gjushin në qeli.

E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai. Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre. Do të respektohen të gjithë rregullat. Se Gjushi është si urith. Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner. Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty. Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është… Vazhdojmë…”, tha Berisha.

Gjithashtu Sali Berisha tregoi se si do të vijojë aksioni opozitar ditët në vijim. Nga selia blu, Berisha tha se PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për mosbesimin e Peleshit.

Ai theksoi gjithashtu se opozita do të përqendrohet në organizimin e protestave, të cilat sipas tij janë rruga e vetme për të luftuar “narkoregjimin e Ramës”.

“Parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin të cilët donin me çdo kusht që shqiptarët të mos njiheshin me vjedhjet shpërdorimet monstruoze të Edi Ramë, familjes dhe ministrave të tij. Ndaj dhe përdori shkelmimin e rregullores për të mbyllur seancëm. Kjo është betejë në vazhdim. Ne do të insistojmë me të gjitha mënyrat është bërë një vendim që të kërkohem mocion mosbesimi për Peleshin dhe do dërgohet në Gjykatë Kushteuese. Protesta rruga e vetme që ka opozita për këtë narkoregjim, për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe kushteutën”,  tha Berisha.

Zjarr Tv Ad