E shtunë, Gusht 15, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Kush mendonte se ishte thjesht një aksion, tani do jetë zhgënjyer”, shembjet...

“Kush mendonte se ishte thjesht një aksion, tani do jetë zhgënjyer”, shembjet e IKMT në jug, Çuçi: Ka perënduar koha kur gjenin e bënin përshesh…

0
54

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “Bregdeti Ynë”. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se gjatë muajit shtator janë shembur 60 objekte pa leje, në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Çuçi paralajmëron se do të pastrohet e gjithë vija bregdetare nga zaptuesit, duke shtuar se IKMT do të vijojë të evidentojë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura.

“Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin “#BregdetiYnë”. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat.

Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëjë përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim”, shkruan Çuçi.

Zjarr Tv Ad