Kushtetuesja nuk e shkarkoi Presidentin, nusja e djalit të HEKURAN ISAIT nxjerr prapaskenat

0
2446

Analistja Brisida Gjikondi ka reaguar për vendimin e Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e maxhoranëcës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas saj, ky është një vendim politik, i marrë ndërmjet Ramës dhe Metës.

E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Gjikondi tha se pozicioni i votimit tregonte se sa në harmoni është politika me produktet e zgjedhura prej saj.

“Edhe unë si shumica e shqiptarëve bien në kurthet e politikës shqiptare, që bën sikur i krijon iluzione shqiptarëve se funksionon shteti i së drejtës. Këto e bëjnë për shoë dhe i mbyllin me një marrëveshje politike. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e djeshme edhe vendimi i djeshëm ishte pikërisht për të ambientuar shqiptarët. Pozicioni i votimit tregonte se sa në harmoni është politika për produktet e saj, për atë që ka zgjedhur politika. Ishte një vendim politik dhe jo o thelluar. Mund të bëjë dhe 100 faqe arsyetim. S’kanë nevojë shqiptarët për arsyetime të lodhura dhe të shëmtuara, pasi dihet se e keqja fshihet në detaje. Vet shqiptarët e dinë që presidenti i tyre është i padenjë, është për t’u vizituar nga një mjek psikiatër dhe nuk duhet të ishte një krye të vendit. Është një vendim i Metës dhe i Ramës! Është një harmonizim  interesash! Meta ka interesat e tij të biznesit të tij për të shtyrë kohë për të pasur një imunitet të tij, nuk është pak do ta kemi president deri në 24 korrik. Pavarësisht se Taulant Balla e relativizoi sot në Kuvend duke thënë se është president në ikje! Imagjino në burg ndodhet Saimir Tahiri dhe nuk shkarkohet Ilir Meta!”- tha Gjikondi.

Zjarr Tv Ad