Kuvendi rrëzoi rezolutën për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në nisje të seancës u kërkoi deputetëve që të njohin këtë genocid, u shpreh se ata votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij deputetët votuan duke shkelmuar mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve të pafajshëm.
Berisha: Votuat sipas urdhërit të Aleksandër Vuçiç. Ju shkelmuat mbi gjakun dhe jetët e 8 mijë burrave dhe djemve të pafajshëm të Bosnjës. Votuat duke shklemuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve të Kosovës.
Po çfarë mund të presësh nga një eskortë trafikantësh, nga një kryetarë organizate kriminale, skllav i Vuçiç, po si mund të silleni si kope? Si mund të bëni një votim të tillë.
Sali Berisha publikisht, në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën. Ka marrë çdo masë kundër kontrabandës, përveç se furnzimit me armë të mundshme të Bosnjës dhe Kroacisë.




