Elton Laska, përfaqësues i një organizate rinore në Kurbin, tregon se situata është tejet alarmante. Sipas tij, mbetjet po e shkatërrojnë mushkërinë e qytetit dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi disavjeçar. Ai shton se Bashkia e Kurbinit shpenzon sasi të konsiderueshme parash për menaxhimin e mbetjeve, por nuk dërgohen atje ku është vendi i posaçëm në la Laska apelon për ndërhyrje që t’i jepet sa më parë zgjidhje kësaj problematike.
“Thirrja ime dhe e gjithë qytetareve të Laçit është që t’i jepet zgjidhje sa më parë kësaj problematike, pasi kjo situatë po e mbyt qytetin. I lutem bashkisë që të marrë masa që mbeturinat të mos hidhen më këtu, por të dërgohen atje ku është vendi i duhur siç bëjnë bashkitë e tjera”, shton më tej ai.




