“Larg duart nga Butrinti”, aktivistët protestojnë poshtë zyrave të Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit

0
56

Aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot përpara zyrave të Fondit Shqiptaro amerikan të zhvillimit, i cili do të marrë në administrim parkun Kombëtar të Butrinit, pas miratimit të këtij koncensioni nga qeveria. Një prej aktivistëve Aulon Kalaja u shpreh se qeveria është kthyer në një pushtuese, që po merr me radhë të gjithë trashëgiminë kulturore.

“Kemi pikëpyetje të mëdha se si ka mundësi që avokatja e inceneratorëve ndodhet pas aferës së Butrintit, ashtu siç kemi pikëpyetje të mëdha pse pas Butrintit, po bie Durrësi, Driloni, Pallati i Brigadave, Apolloni, Finiqi dhe çdo kala shqiptare?! Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptare!”- theksoi ai.

Po ashtu, Kalaja shpjegoi kuptimin e asaj pankarte dhe të atij mesazhi, me të cilin ata i janë drejtuar sot Fondacionit që synon të marrë Butrintin nën menaxhim.

“Jemi sot përpara zyrave të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit me një mesazh shumë të thjeshtë: Larg duart nga Butrinti! – tha ai. – Është një mesazh që buron nga shpirti i liri amerikan, nga protestat pacifiste kundër luftës në Vietnam “Larg duart nga Vietnami”. Kemi përdorur pikërisht këtë fjali për t’i bërë thirrje, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimti që t’i mbajë duart nga larg nga Butrinti. Ne sigurisht kemi objeksionet tona; dje nuk na lejuan në Komisionin e Ekonomisë, as të dëgjoheshim, as të thoshim fjalën tonë, por na mbajtën nëpër korridore dhe na përzunë.

Po ne jemi në këtë betejë ditën e sotme këtu me një këtë mesazh të qartë, ashtu siç kemi pikëpyetje të mëdha se si ka mundësi që avokatja e inceneratorëve ndodhet pas aferës së Butrintit, ashtu siç kemi pikëpyetje të mëdha pse pas Butrintit, po bie Durrësi, Driloni, Pallati i Brigadave, Apolloni, Finiqi dhe çdo kala shqiptare. Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptare!”.

Aktivistët paralajmëruan që gjatë ditës së nesërme, protesta e tyre do të zhvendoset përpara ambienteve të Kuvendit.

Zjarr Tv Ad