Letta dha dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet në Itali, ironizon Patozi: Këtu te ne të gjithë duan të jenë Meloni

0
71

Kryetari i Partisë Demokratike në Itali, Enrico Letta dha menjëherë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve ndaj koalicionit të së djathtës ekstreme të udhëhequr nga Giorgia Meloni.

Në lidhje me dorëheqjen e tij ka reaguar dhe Astrit Patozi i cili shkruan se kjo është një ndër arsyet se përse politika në Shqipëri është e “kalbur”dhe “problematike”. Ai thotë se në vendin tonë prej 30 vitesh dominojnë të njëjtët figura poltike, të cilët përpiqen të dalin para qytetarëve ndryshe nga si janë.

“TË GJITHË MELONI, ASNJË LETTA

Kur thonë se duam t’i ngjajmë Italisë udhëheqësit tanë legjendarë kanë të gjithë parasysh Melonin, por asnjëri prej tyre Letën.

Ky i fundit dha dorëheqje të parevokueshme dhe pa të drejtë rikandidimi vetëm një vit pasi ishte bërë kryetar, për shkak se partia e tij humbi zgjedhjet.

Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse tregu ynë politik është kaq i kalbur dhe problematik.

Thjesht sepse dominohet prej 30 vjetësh nga të njëjtët kunguj, që duan të na shiten për pjepra”, shkruan Patozi.

Zjarr Tv Ad