Luan Baçi: Miliona euro për arredime dhe qejfe të qeverisë, ndërkohë populli i zhytur në mjerim

0
70

Deputeti i Qarkut të Fierit, Luan Baçi ka hedhur akuza të rënda drejtë qeverisë që në buxhetin e sjellë për miratim ka shpenzime të pa justifikuara për arerdime dhe instilacione.

Sipas Baçit të gjitha këto janë shifra të fryra me qëllim vjedhjen e sa më shumë parave nga xhepat e qytetarëve.

Fjala e Baçit në parlament:

Qeveria na ka sjellë një draft pa asnjë konsulencë, pa debate në komisionet parlamentare dhe jashtë çdo rregulli ndryshoni buxhetin.

Kjo nisëm për ndryshimin e buxhetit vjen pa asnjë transparencë me publikun dhe mediat në vend se përse po rriten shpenzimet e qeverisë me 56 milionë euro.

Asnjë nga qeveria nuk ka bërë publike se sa prej këtyre shpenzimeve janë për arredimi instilacione pra ju na sillni një draft pa afate kohore por e e bëni një fakt të kryer.

E gjithë shpura e qeverisë me drejtorët e tyre me një klikim lëvizin miliona euro shpenzime për të plotësuar tekat dhe dëshirat e tyre dhe të oligarkëve që janë të lidhur me qeverinë.

Ju hidhni fjalime të kobshme për qytetarët që ngrini çmimet e shportës, ndërprerje të energjisë dhe shumë probleme të tjera ndërsa në vend që të jeni në ndihmesë të shtresës në nevojë ju hidhni miliona për shpenzime qejfi- tha Baçi.

Zjarr Tv Ad