Pasi mbylli me sukses një sezon të mbarë me “Shiko kush luan” dhe pasi kaloi një verë të nxehtë me pushime dhe me koncerte, Luana Vjollca është gati dhe me energji të reja për t’ia nisur nga e para.
Ditën e djeshme këngëtarja dhe moderatorja ka festuar 28-vjetorin e saj.Mbrëmja ka qenë vërtetë speciale për të. Festa madhështore isjte organizuar në breg të detit në Dhërmi.
Motrat Vjollca, të afërm dhe miq të ngushtë të moderatores, janë mbledhur për t’i uruar asaj 28-vjetorin në një ambient tërësisht të personalizuar.
Fifi, Blerina Rugova, Klodiana Shala si edhe shumë emra të njohur të ekranit i janë bashkuar festës dhe duken duke kërcyer pranë motrave Vjollca. Disa nga fotot dhe videot e festës, VIP-at i kanë ndarë edhe në profilet e tyre.






