Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se e dinin rezultatin e zgjedhjeve vendore të 6 marsit, ku PD pësoi një humbje të thellë, duke dalë forcë e tretë.
Ai ka mohuar çdo mundësi për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike në rast zgjedhjesh.
Boçi tha në një intervistë në “News 24” se deputetët e PD do të mbështesin këdo që bind elektoratin edhe nëse është figurë e re, por që vjen me teza të reja.
“Analiza ka etapat e saj, në nivele të ndryshme. Nuk kemi të bëjmë me një analizë por me nje reagim për rezultatin. Nuk është çështje idhujsh. Proceset politike kanë konkludimet e tyre. Mertita e tyre është që e shprehën. Ata nuk janë kundër Bashës por pro rivitalizimit të partisë përmes votës. Ne e dinim atë rezultat që kur jepnim dorën qytetarëve. Qëndrimi i Grupit është më normali”, tha Boçi.




