“Lugina” zbulon kanabis gati për mbjellje, një i arrestuar në Tiranë

0
37

Policia e Tiranës thotë se është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “Lugina”, pasditen e kësaj të enjteje nga efektivët e komisariatit nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në fshatin Dorëz tentonte të kultivonte bimë narkotike, u bë organizimi në terren.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorëz, u konstatua një objekt, i përshtatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Zjarr Tv Ad