Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, uron politikanin gjerman Manfred Weber për zgjedhjen sot si President i ri i Partive Popullore Europiane. Basha ndan një foto të vjetër me Weber dhe e konsideron një politikan me përvojë.
“Urime Presidentit tonë të ri Manfred Weber! Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen tuaj me përvojë dhe parimore në këtë pikë kthese për Evropën dhe botën”, shkruan Lulzim Basha ndër rreshta.
Kujtojmë se, Manfred Weber është zgjedhur sot president i ri i Partive Popullore Europiane. Delegatët nga të gjitha vendet e Europës, nga partitë e djathta, kanë votuar në Kongresin e Roterdamit me 89% të votave pro tij.
49 vjeçari ishte i vetmi kandidat, për të udhëhequr formacionin në një periudhë që do të përfshijë zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe disa zgjedhje kombëtare kyçe për familjen popullore evropiane.




