E shtunë, Mars 28, 2026
Ballina Aktualitet Makina përplas një grua pranë Tregut Elektrik në Tiranë, dërgohet me urgjencë...

Makina përplas një grua pranë Tregut Elektrik në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

0
87

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës të Tregut Elektrik, ku mjeti me drejtues shtetasin F.S ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar.

Menjëherë është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2022, në afërsi të Tregut Elektik, mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad