Ylli Manjani ka reaguar me indinjatë ndaj lajmit të publikuar nga INSTA se shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve në vend janë dhjetë herë më të ulëta sesa taksa e qarkullimit që qeveria u mbledh qytetarëve.
“Ku i çoni lekët që rripni te nafta për rrugët, o hajdutë?! – ka shkruar Manjani. – Rripni 160 milionë euro për rrugët dhe vetëm 21 milionë harxhoni për to. Ku i çoni, që haram i paçi?! Bah, çfarë hajnie!” ka përfunduar ai.




