Mbështetësit e Sali Berishës janë zhvendosur në pjesën e pasme të godinës së PD, ku po tentojnë të futen brenda.
Madje disa persona mbajnë një shkallë të lartë, ku di duket do tentojnë hyjnë edhe nga kati i dytë. Në katin e dytë ndodhet kreu i PD, Lulzim Basha ku po zhvillon një mbledhje me deputetët e opozitës.
Protestuesit gjithashtu kanë nisur të dëmtojnë kamerat e sigurisë së PD-së. Mësohet se ata kanë thyer disa prej tyre, ndërsa disa të tjera i kanë kthyer me pamje nga sipër.




