Mbledhja në Këshillin e Mandateve, SPAK: Ka prova të reja, disa “të fortë” kërcënuan dy dëshmitarë në emër të Belinda Ballukut

0
0

Vijon ende mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë.

Mësohet se në vijim të pyetjeve të bëra nga Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, Prokuroria e Posaçme konfirmon se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.

Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.

Bëhet e ditur se, Belinda Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria.

Zjarr Tv Ad