E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet “Mburrej” në rrjetet sociale me foto me armë dhe qëllonte në ajër,...

“Mburrej” në rrjetet sociale me foto me armë dhe qëllonte në ajër, policia identifikon dhe arreston 17-vjeçarin në Tiranë

0
111

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me armë  pa leje. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. S, banues në Kombinat, Tiranë. 17-vjeçari ka rënë në “rrjetën” e policisë, pasi në rrjetet sociale reklamonte foto me armë dhe qëllonte në ajër.

Policia ka identifikuar të riun dhe Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon, kap dhe arreston 17-vjeçarin që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit  automatike si dhe një armë e ftohtë(thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Zjarr Tv Ad