E enjte, Gusht 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Vendi Mbyllet pasticeria ku ndodhi helmimi masiv në Dibër, zbulohen dy lëndët toksike

Mbyllet pasticeria ku ndodhi helmimi masiv në Dibër, zbulohen dy lëndët toksike

0
972
Zjarr Televizion Adccccc

Uji i pijshëm dhe ëmbëlsirat janë dy pistat ku po hetohet mbi shkaqet e helmimit masiv të banorëve të Dibrës, ku rreth 100 persona janë paraqitur për ndihmë në urgjencë gjatë ditëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të pastiçerisë së qytetit, si masë sigurie deri në përcaktimin e saktë të shkaqeve.

Nga ana e policisë është ngritur grupi i hetimit në bashkëpunim dhe me spitalin për zbardhjen e ngjarjes.  Ndërkohë drejt Peshkopisë është nisur zëvëndës/ministrja e Shëndetësisë.

Prej të hënës së kësaj jave, rreth 100 persona janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Peshkopisë me simpoma helmimi.

Zjarr Tv Ad