Ditën e sotme, është mbajtur parada e përvitshme e komunitetit të LGBTI në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm personash, mbështetës të këtij komuniteti, kanë mbajtur një marshim në bulevardin kryesor deri para kryeministrisë.
E pranishme në këtë marshim, ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim e cila siç shihet edhe në foto në mbështetje të këtij komuniteti mban në dorë edhe flamurin e LGBTI.




