“Më keni luajtur mendsh”, nis rruga e Torovicës, Rama: S’duhet më tanku

0
17

Një prej probleme kryesore për një pjesë të mirë banorëve të Lezhës duket se po merr zgjidhje. Bëhet fjalë për rrugën e Torovicës e kthyer në gangrenë për banorët.

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Torovicë ku ka parë nga afër nisjen e punimeve dhe ka biseduar me banorët.

Rruga nga Balldreni deri në Bend është rreth 18.2 km e gjatë dhe lidh tre fshatra. Ajo do të ketë një kosto prej 380 milionë lekësh, ndërsa Rama thekson se me nisjen e punimeve i është dhënë fund gënjeshtrave të kujtdo që banorëve të Torovicës u mori votat e pastaj u ktheu shpinën.

Sipas planit të rikonstruksionit të kësaj rruge, punimet kanë nisur prej muajit mars e pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti, me kryeministrin që theksoi se do jetë i kalueshëm për Krishtlindje.

“Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishin 25 vjet pa rrugë… Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë Shëngjin-Velipojën, do ketë dhe Shëngjin-Velipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren.

Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos kini merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad