Janë publikuar pamje në media nga takimi i zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të “5 Majit” në sallën e Kuvendit, pas thirrjes së tyre të vazhdueshme dhe protestave të përditshme. Por, ashtu sikur deklaruan këto banorë pasi mbaroi takimi, kryeministri nuk iu dha asnjë zgjidhje, madje foli dhe u soll shumë keq me ta, shkrual 27.al.
Gjatë bisedës, tonet janë agaravuar dhe e revoltuar nënë Liza Marku kërkoi llogari nga kryeministri Rama, por ky i fundit iu përgjigj i prerë se me të nuk fliste dot në atë mënyrë, duke bërtitur. Ajo që shihet se po filmon është edhe banorja tjetër Lorena Nikolla, e cila thotë se po regjistron gjithçka që ta ketë të dokumentuar.
Pjesë dhe fotografi nga biseda:
Edi Rama: Me mua nuk flet dot kështu!
Nënë Liza Marku: Jo, jo më dëgjo…Ju thoni “t’i jap”, se kur – s’e di!
Edi Rama: Dëgjo, kur je këtu përballë meje…
Nënë Liza Marku: Jo, jam e revoltuar!
Edi Rama: Jo, ti mund të jesh e revoltuar, por kur je këtu…
Lorena Nikolla: Kryeministri nuk na dëgjoi, ne po regjistrojmë për vete edhe nuk na ka bërë asgjë!Image