E shtunë, Prill 25, 2026
Ballina Aktualitet “Me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, Yuri Kim takon...

“Me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, Yuri Kim takon Kadarenë dhe zbulon për çfarë diskutuan

0
1762

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar me shkrimtarin tonë të shquar, Ismail Kadare.

“Një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë”, e cilëson ajo gjeniun e gjallë të letrave shqipe.

Kim zbulon se kanë folur në veçanti për veprën e tij “Identiteti evropian i shqiptarëve”, ese për të cilën thotë se është aq bindëse saç ishte edhe në 2006 kur u shkruajt nga Kadare.

Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identitetin evropian të shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë.

Zjarr Tv Ad