Ish-Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela gjenden në Amsterdam të Holandës. Pamjet e sjella nga Syri.net e shfaqin Bashën dhe zonjën e tij pranë një kantieri ndërtimi duke pritur dikë.
Të dy në çift ata kanë harmonizuar veshjen, pantallona me një të njëjtën ngjyrë dhe xhaketë dhe duke qënë se janë larg aksionit opozitar që ka nisur në Tiranë, atëherë le të fokusohemi tek moda: “Me të bardha, me të bardha veshur ooo….”
Prej disa kohësh Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në politikën e ditës, duke zgjedhur të qëndrojë sa në Holandë e sa në Tiranë. Edhe kur është në vendin tonë, këtë periudhë kohe që nuk ka Parlament, ai nuk ka marrë pjesë në debatet publike.




