Më të kërkuarit në Google/ Do habiteni se në cilat qytete ka më shumë interes për Ramën, Berishën apo Bashën

0
26

Çdo fundvit të gjithë janë të interesuar për fjalët më të kërkuara në Google. Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, personazhet më të kërkuar në varësi të qyteteve në Shqipëri.

Emrat i kanë surprizuar të gjithë pasi nuk kanë shumë lidhje me qytetet që pëlqehen.

“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi

Zjarr Tv Ad