Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas intervistës të Alma K., vajzës që shfaqej në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kikia këshillon shtetasen Alma K. dhe të gjitha vajzat të mos përulen para vështirësive.
Duke marrë shkas nga deklarata e Alma K. se djali i saj po bullizohej pas videoskandalit, gazetari u bën thirrje qytetarëve të mos përçudnojnë fëmijët, nipërit e mbesat.
Postimi i tij:
“Një këshillë për Almën dhe për Almat!
Mendo për vajzën para se të ulesh në gjunjë.
Qoftë për t’ia marrë në gojë dikujt, qoftë për tu gjunjëzuar para një pengese, një vështirësie apo një pamundësie që të nxjerr jeta përpara.
Mendo se ti je modeli i vajzës tënde. Ajo do të ecë në jetë duke të parë ty, duke të patur ty si udhërrëfyes, si Mentor.
Mos kërko ndihmë tani. Ti e qelbe!
Megjithatë unë u bëj thirrje të gjithëve!
Mjaft më me Almat e Safetët, mos përçudnoni fëmijët, nipërit e mbesat për këta perversë”, shkruan Kikia.




