Merr flakë nënstacioni elektrik në Patos, banorët e zonës mbeten pa energji

0
57

Nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se flakët që kanë përfshirë nën stacionin, kanë bërë që një pjesë e zonës të mbetet pa energji elektrike.

Si pasojë e zjarrit kanë mbetur pa energji elektrike zona si: Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.Ndërkohë, situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas here në nënstacion ka pasur rrymë elektrike dhe e kanë patur të vështirë të ndërhynin.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

Zjarr Tv Ad