Merren në mbrojtje 2 prokurorë dhe 1 gjyqtar, lanë në burg 2-ish deputetët e PS

0
70

Shtohen masat në ruajtje të dy prokurorëve që firmosën arrestimet për operacionin ‘Volvo 4’, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Marra, të cilët firmosën masat e arrestit për personat e operacionit Volvo 4 janë marrë në ruajtje.

Burimet bëjnë të ditur se është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje.

Po ashtu vendimi për mbrojtje është marrë edhe për gjyqtarin Bibë Ndreca.

“Nuk ka kërcenim konkret, por vleresim te nje rreziku te mundshem”, thuhet në njoftimin jo zyrtar të Prokurorisë.

Zjarr Tv Ad