Meta ktheu marrëveshjen për Butrintin/ Deputetja e PD-qeverisë: Me urdhër nga lart duan ta votojnë konçensionin sa më shpejt në Kuvend! Nuk i morën parasysh shkeljet

0
33

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë me dije se ditën e nesërme do të shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë, dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e marrëveshjes për administrimin e Parkut të Butrintit.

 Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa thotë se në kalendarin e punimeve që kanë marrë deputetët me e-maile, nuk ka qenë e parashikuar shqyrtimi i këtij dekreti.

Sipas saj, me urdhër nga lart, janë lajmëruar deputetët e Komisionit të Ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër.

Zhupa thotë se me të njëjtën shpejtësi, mund të kërkohet dhe votimi në Kuvend. Deputetja demokrate shprehet se shpejtësia tregon që nuk kanë marrë parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese të paraqitura në dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Postimi i Ina Zhupës:

Beteja e rradhës për koncensionin e Butrintit, nesër në orën 10:00 në komisionin e ekonomisë. Siç e kanë bërë zakon vazhdojnë me paligjshmëri dhe shkelje kur trajtojnë konçensionin e Butrintit.

Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.

Me urdhër nga lart kanë lajmeruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik.

Me të njëjtën filozofi nuk do çuditesha sikur ta fusin pa rradhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar konçensionin sa më shpejt.

Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit.

Paligjshmëria, rreziku për identitetin kombëtar, tjetërsimi historisë, janë shtyllat kryesore ku mbahet ky koncension.

Zjarr Tv Ad