Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pranishëm në protestën e opozitës, e cila po zhvillohet në të njëjtën ditë kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor tha se sot është shumë e qartë se koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet t’i lërë fjalën veprimeve të organizuara.
“Sot besoj se është shumë e qartë, koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet ti lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për ti treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e Samitit të BE një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar. Për zbatuesin e platformës së spastrim etnik, të shpopullimit dhe përzënies së të rinjve, përmes një regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Havzi Neles “Liri a vdekje” për ti treguar vendin këtij regjimi mafioz.”, theksoi Ilir Meta.




