Milaim Zeka akuzoi deputetët për abuzimet me fondet duke marrë dieta për udhëtimet në një kohë që jetojnë e banojnë në Prishtinë. Zeka akuzoi konkretisht presidenten Vjosa Osmani se ka përfituar fonde, dieta sikur udhëtonte çdo ditë në Mitrovicë në një kohë që shtëpinë e kishte në Prishtinë.
“I kam bërë thirrje Glauk Konjufcës, që të publikojë shpenzimet e mia kur kam qenë deputet në dy vite më radhë dhe shpenzimet e kryeparlamentarit dhe të Vjosa Osmanit. A e dini se çfarë skandali ka ndodh me Vjosa Osmanin? Ka vjedhur, ka paraqitur deklarime të rreme se ka udhëtuar nga Mitrovica në Prishtinë, në një kohë shtëpinë e ka në Prishtinë. Ka edhe prej atyre deputetëve që kanë udhëtuar me dashnoret e tyre me dietat nga shteti. Nuk është e lehtë të udhëtosh me dashnoren e të paguhet nga shteti. Në Shqipëri nuk ke mundur me u zgjedh deputet pa qenë nga bota e krimit. Pjesa më e madhe deputetëve të Kosovës kanë fonde rezultojne se kanë abuzuar. Ka një investigim në Kosovë, ku deputetët kanë shtëpia milionëshe euro në Prishtinë e kanë deklaruar se marrin dieta në Gjilan, Prizren, etj. 70% e deputetëve kanë abuzuar”, tha Zeka.




