“Ministrat nuk janë lojtarë basketbolli që zëvendësohen sipas dëshirës”/ Alibeaj: Qeveria është private, por mos e ktheni parlamentin në të njëjtën gjë

0
95

Në nisje të seancës së posaçme parlamentare, kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ngritur problematikën e mos zhvillimit të debatit për ndryshimet në qeveri, për të cilën është mbledhur Kuvendi. Në fjalën e tij, Alibeaj tha se ministrat nuk janë lojtarë basketbolli që mund të hiqen dhe vendosen sipas dëshirës. Sipas tij, qeveria është private, por nuk pranon që Kuvendi të bëhet privat.

“Ministrat nuk janë lojtarë basketbolli, heq një mbrojtës për të vendosur një sulmues. Janë njerëz të cilët marrin topin, që është fati i shqiptarëve. Nuk keni asnjë të drejtë tu hiqni të drejtën deputetëve, qytetarëe për të kuptuar se kush i qeveris. Pse po vijnë ato që do i qeverisin sot e mandej. Sot, tani në këtë seancë t’u ltheni parlametin deputetëve, shqiptarëve. Të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të shqyrtojmë aktet e para të Presidentit të Republikës.

Dje më thirrët në pikë të mëngjesit për një kërkesë nga autoriteti i dosjeve. Të pyeta çfarë është kjo. Është një iniciativë legjislative më thatë. Sa herë që ka kërkesa për ndryshime ligjore, autoriteti nuk ka të drejtën për të propozuar ndryshime ligjore. Ndërsa sot për çështjen më të rëndësishme, kontrollin e deputetëve, ju na hiqni të drejtën e fjalës. Që qeveria ëhtë private, e dinë të gjithë .QË parlamenti të bëhet privati juaj, kjo është e papranueshme” – tha Alibeaj.

Burimi:Seanca Parlamentare

Zjarr Tv Ad