Ministrja për fëmijët: Kemi kaluar buxhet për laboratorët, do e zgjidhim problemin

0
44

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi në përfundim të mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se në projekt-buxhetin e vitit 2022, është vendosur në dispozicion një fond i politikave për të rinj dhe fëmijët.

Një prej problemeve janë laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave për të cilët Muzhaqi thotë do të ketë një fond në dispozicion.

“Për herë të parë kemi vendosur një fond në dispozicion të politikave për të rinj të dhe fëmijët. Sot fillojmë ti japim zgjidhje një prej problematikave që janë laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave kemi kaluar një buxhet të dedikuar për këtë pjesë. Është dhe një buxhet për artet dhe zejet. Jemi duke punuar për një program për koduesit e rinj dhe presim deri në fund të vitit”, tha Muzhaqi.

Zjarr Tv Ad