E hënë, Prill 13, 2026
Ballina LAJME Mish pule dhe salsiçe të pasigurta, AKU vendos 60 milionë lekë gjobë...

Mish pule dhe salsiçe të pasigurta, AKU vendos 60 milionë lekë gjobë në Vlorë dhe bllokon dhe 20 mijë vezë

0
78

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar 13 subjekte në Vlorë për tregtim të ushqimit të pasigurt. Trupa inspektuese e AKU ka vijuar me kontrollet dhe monitorimet në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve.

Gjatë kontrolleve në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e, janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kundëretiketë në gjuhën shqipe dhe vezë të vendosura në kuti pa vulë dhe logon përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së vendosi masa administrative me gjobë në vlerën 6.150.000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, garanton qytetarët se është i pranishëm në terren në të gjithë vendin, për garantimin e ushqimit të sigurt për konsumatorin.

Zjarr Tv Ad