E shtunë, Prill 11, 2026
Ballina Aktualitet Mjegull dhe dëborë, si paraqitet situata në juglindje të vendit! Apel shoferëve...

Mjegull dhe dëborë, si paraqitet situata në juglindje të vendit! Apel shoferëve për përdorimin e gomave dimërore

0
37

Juglindja e vendit është “pushtuar” nga dëbora dhe mjegulla mëngjesin e sotëm.

Gjatë mbrëmjes së të dielës ka pasur reshje dëbore në lartësinë 1000 metra.

Trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

Në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat janë të kalueshme pa zinxhirë.

Por shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec-Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Zjarr Tv Ad