E enjte, Prill 2, 2026
Ballina LAJME Momenti emocionues/ “Unë jam Bill Clinton i Kosovës”, ish-presidenti amerikan takon të...

Momenti emocionues/ “Unë jam Bill Clinton i Kosovës”, ish-presidenti amerikan takon të rinjtë me emrin e tij

0
117

Një momenti i veçantë ka qenë përshëndetja që i është ish-presidentit Bill Clinton nga disa të rinj nga Kosova, të cilët mbajnë mbiemrin e tij si emër, ndërsa disa të reja mbajnë emrin e bashkëshortes së tij, Hillary. Ata janë shprehur se ndihen krenar që emri i tyre lidhet me mbiemrin e tij, duke e falënderuar për atë çfarë ka bërë për Kosovën.

“Fale jush ne jemi të lirë sot”, u shprehën disa prej tyre.

“Unë jam Bill Clinton Krasniqi dhe vij nga Mitrovica. Jam krenar që kam emrin tuaj dhe jam Bill Clinton i Kosovës”, u shpreh një prej tyre.

Këto mesazhe janë pritur me emocion dhe buzëqeshja nga ish-presidenti Clinton.

Zjarr Tv Ad