Monika Kryemadhi ngre alarmin dhe paralajmëron hetimin e radhës për kryeministrin Rama: Në kurriz të shqiptarëve, me kompanitë serbe po…

0
102

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë konferencës me gazetarët komentoi edhe projektin “Open Balkan”, për të cilin tha se është një evazion fiskal, por që do të bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe.

Sipas Kryemadhit, vendosja e trupave ruse në Beograd, rrezikon jo vetëm stabilitetin në rajon, por edhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar atë që po ndodh në Ukrainë mund të jetë nesër në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë që sjellja e forcave ruse në Beograd rrezikon jo vetëm stabilitetin në rajon por edhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë

Open Balkan është skemë financuare evazion fiskal, por që do bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad